ELEKTROKARDIOGRAMA (EKG) 

Është një regjistrim i aktivitetit elektrik të zemrës dhe kryhet nga disa elektroda që vendosen në sipërfaqen e lekures, zakonisht në krahë, këmbë dhe mbigjoks. Funksioni i zemrës është të zgjerohet dhe tkurret për të dërguar gjak në trup dhe kjo gjë kryhet me anë të disa impulse elektrike brenda zemrës. Këto impulse mund të dallohen nga elektrodat mbi lëkure dhe të trasmetohen tek aparatura e elektrokardiogrames me anë të disa kabujve. Këto impulse kthehen në valë nga elektrokardiografi, me ndihmën e një maje pene që leviz mbi një shirit letre. Çdo cikel kardiak regjistrohet në një seri valesh.

EKG

 

PËR ÇFARË PËRDORET ELEKTROKARDIOGRAMA?

Elektrokardiograma përdoret për të treguar:

  • Nëse ka ndonjë të rrahur zemre anormale ose aritmi.
  • Nëse ka një uljë të ushqimit të zemrës me gjak ose oksigjen.
  • Nëse ka ndodhur një atakkardiak në të shkuarën ose është duke ndodhur.
  • Cila pjesë e zemrës është dëmtuar.
  • Nëse ka miokardit (inflamacion i miokardit).

kardio

ECHOGRAFI  KARDIAKE

Është një ekzaminim jo invaziv që realizohet nëpërmjet ultratingujve dhe frekuences  së  tyre të lartë  për pasqyrimin  e  imazheve strukturale dhe pathologjike të zemrës.

 cardiak

PËR  ÇFARË  PËRDORET  ECHOGRAFIA

  • Për të vlerësuar përmasat e dhomave dhe mureve të zemrës të cilat mund të ndryshojnë nga hipertensioni Arterial, infarkti i miokardit ose insuficenca kardiake.
  • Për të vlerësuar aftesinë pompuese te saj.
  • Për të vlerësuar strukturen dhe punën e valvulave të zemrë
  • Për te zbuluar anomaly të tjera që mund të shkaktojnë aritmi të rrezikshme për jeten.
  • Për te zbuluar në qoftë se ka leng, mpiksje gjaku ose tumore ne zona të ndryshme te zemres.

 

 

STRESS   TEST   (  PROVA USHTRIMORE)

STRESS  TESTI   është një metodë që bazohet  në  regjistrimin  e  të dhënave te  EKG   dhe të presionit të gjakut ndërkohë që pacienti  i  nenshtrohet një sforcimi fizik  siç  është biçikleta ose tapeti.

 cardiacc

SI   KRYHET  KY  EKZAMINIM:

Qëllimi është që  duke  rritur sforcimin  e  zemrës nëpermjet ecjes  së  përshpejtuar  në  fragmente kohore të arrihet  ne  vlerat  e  paracaktuara të  moshës   dhe shpejtësisë  së  zemrës.

Duke  regjistruar vlerat  e  EKG    dhe ndryshimet  e  ritmit dhe tensionit pacienti kontrollohet  për  simptoma  të dhimbjes  në  gjoks dhe vështirësisë  në  frymëmarrje.

 stress-test

KUR  PERDORET  KY  TEST.

  • Për evidentimin e pamjaftueshmërise coronare të zemrës  në  rastet  e  shfaqjes simptomatike të dhimbjes  në  gjoks,  rëndeses në  gjoks dhe vështirësisë  në  frymë
  • Ngushtim ose bllokim të enëve coranare të zemrë
  • Për ndjekjen  e  pacientëve të ekzaminuar  me  probleme  coronare të zemrës
  • Për përcaktimin  e  disa problemeve të
  • Për kryerjen  e  nje check-up të plotë të

 

HOLTERI I RITMIT.

Kjo është një metodë që regjistron ndryshimet e ritmit të zemrës dhe shenjat e tjera të ndryshimit të EKG. Mund të përshkruhet edhe si pajisje EKG-je të cilën pacientët e mbajnë përgjat 24-72 orëve pa ndryshuar aktivitetin e tyre të përditshëm. Kështu që mjeku mund të ekzaminojë ndryshimet që ndodhin në EKG përgjatditës.

holter ritmi

Si aplikohet?

Në gjoksin e pacientit vendosen elektroda që janë sensor të vegjël për regjistrimin e aktivitetit elektrik të zemrës.Të dhënat regjistrohen në një aparat në madhësinë e njëcelulari i cilivendoset me anë të një rripi në belin e pacientit. Pacientit i kërkohet të vazhdoj aktivitetin e përditshëm pa asnjë kufizim. Në fund të kohës së përcaktuar (27-72 orë regjistrim) të dhënat e marra nga aparati tranferohen në kompjuter ku bëhët analizimi i tyre.

 

Kur është e nevojshme të kryhet?

  • Kur ka probleme të ritmit të cilat zgjasin për kohë të shkurtër, shfaqen në varësi të nivelit të aktivitetit edhe stresit të përditshëm.
  • Kur ka problem të rënies së të fiktit për shkak të rrahjeve të ulëta ose të shpeshta të zemrës.
  • Për të monitoruar reagimin e zemrës ndaj ilaceve për ritmin e zemrës.

 cardiakk

HOLTERI I TENSIONIT TË GJAKUT.

Me anë të një pajisje elektonike portative bëhet matja e tensionit të gjakut në perioda të caktuara kohore gjatë 24 orëve ose mëgjatë kur pacienti është në aktivitet të përditshëm.

 cardiakkk

Si aplikohet?

Në krahun e pacientit vendoset mansheta e pajisjes që do të bëjë matjen e  tensionit. Pajisja kryen 2 ose 3 matje të tensionit në orë ndërkohë që pacienti vazhdon aktivitetin e përditshëm. Pasi mbaron periudha e ndjekjes të dhënat tranferohen në kompjuter ku analizohen vlerat e tensioneve ditore.

 

 

Kur është e nevojshme të kryhet?

  • Në rastet kur nuk mund të kryhen matjet e tensionit në shtëpi.
  • Në rastet e hipertensionit të bluzës së bardhë.
  • Kur në matje të ndyshme ndryshimet e tensionit të gjakut janë ekstreme.
  • Për ndjekjen e vlerave të tensionit gjatë gjumit të natës.
  • Për vlerësimin e ndikimit të dibatit edhe të kolesterolit të lartë në tensionet e gjakut.
  • Për vlerësimin dhe ndjekjen e reagimit të trupit ndaj përdorimit të terapisë me ilaçe.

Intermedica Qendrore

Tiranë
Rruga Panorama (Pranë Institutit Harry Fultz)
Tel.: 04 200 600
Orari: 08:00 – 20:00
E shtunë: 08:00 – 17:00

Intermedica 1

Tiranë
Rr. Reshit Petrela (Përballë Stacionit të Trenit)
Tel.: 04 22 74 662 \ Fax.: 04 22 34 166
Mob.: 068 60 34 558 (recepsioni)
Orari: 08:00 – 20:00,
E shtunë: 08:00 – 17:00

Intermedica 2

Tiranë
Rr. Ali Baushi (Përballë Spitalit Pediatrik)
Tel.: 04 23 78 408
Orari: 07:30 – 20:00,
E shtunë: 08:00 – 16:00

Intermedica 3

Tiranë
Rr. Lord Bajron (Përballë Spitalit Ushtarak)
Tel.: 04 23 57 890
Orari: 07:30 – 20:00,
E shtunë 08:00 – 16:00

Intermedica 4

Tiranë
Rr. Nazmi Rushiti (Pranë Maternitetit të Ri)
Tel.: 04 23 68 803
Orari: 07:30 – 20:00,
E shtunë: 08:00 – 16:00

Intermedica 5

Tiranë
Rr. Zonja Curre (Pranë Tregut Elektrike)
Tel.: 04 22 57 688
Orari: 08:00 – 20:00
E shtunë: Pushim

Intermedica Sarande

Sarande
Rr. Onhenzmi (Përballë Spitalit “Petro Nako”)
Tel.: 0 85 27 293
Cel.: 069 69 14 776
Orari: 07:30 – 20:00,
të shtunë 08:00 – 16:00